EKSKLUZIVE: Kreshnik Bahtiri kthehet në futbollin kosovar, i bashkohet skuadrës së Superligës

EKSKLUZIVE: Kreshnik Bahtiri kthehet në futbollin kosovar, i bashkohet skuadrës së Superligës

Klubet në Superligën e Kosovës në futboll kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri në Superligë.

Klubi Futbollistik “Malisheva” ka bërë deri më tani dy transferime. Bëhet fjalë për Fiton Hajdarin nga SC Gjilani dhe Qlirim Avdullin nga KF Ulpiana.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se klubi i Malishevës ka arritur marrëveshje edhe me mesfushorin, Kreshnik Bahtiri.

Bahtiri në sezonin e fundit ka luajtur në Superioren Shqiptare me skuadrën e Kukësit.

Kujtojmë që 29-vjeçari më parë ka luajtur edhe për Arbërine dhe Ulpianën.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles