Komisionerja e BE-së: Kosova ka përmbushur kriteret, liberalizimi të ndodhë tani

Komisionerja e BE-së: Kosova ka përmbushur kriteret, liberalizimi të ndodhë tani

Gati çdo ditë temë e diskutimit është liberalizimi i vizave për Kosovën.

Por, një vendim pozitiv për heqjen e vizave për kosovarët ende mungon.

E ndërkaq komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian Oliver Varheyli, ka dal para një kohe me një ide se Kosova duhet të ketë një udhërrëfyes tjetër.

Kjo u kundërshtua nga ashpër në Prishtinë, por edhe nga shumë zyrtarë të tjerë në Bruksel.

Komisionerja e BE-së për Çështje të Brendshme Ylva Johansson, tha në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës tha se vendimi për heqjen e vizave duhet të merret tani.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë i vonuar. Është vërtet koha për të marrë një vendim tani”, thotë Johansson.

“Pra, mendoj se është e rëndësishme t’i bindim shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se është koha për ta bërë këtë”.

Ajo theksoi se nëse ka diçka që Komisioni Evropian mund të ndihmojë për të bindur shtetet anëtare që të arrijnë në konkludim se Kosova duhet t’i bashkohet udhëtimit pa viza tani, Komisioni është i gatshëm ta bëjë këtë.

“Më lejoni të them gjithashtu se dëshiroj ta përgëzoj Kosovën për të gjitha arritjet që i keni arritur kohët e fundit sa i përket përmirësimit të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe veçanërisht luftimin e krimit të organizuar” – tha ajo.

“I konsideroj këto arritje vërtetë të mrekullueshme. Kjo sigurisht do të ndihmojë në radhë të parë shoqërinë dhe qytetarët e Kosovës që të kenë një shoqëri më të sigurt, por edhe të bindë shtetet anëtare të BE-së, ato që duhet të binden, për marrjen e vendimit për liberalizim të vizave”.

Related Articles