Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt bëri të ditur se pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28 vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë.
Viktimës i kishte shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Policia e Kosovës bën të ditur se është arrestuar i dyshuari dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Në lidhje me këtë, hetuesit policor nga stacioni policor në Ferizaj i kanë marr veprimet e nevojshme dhe më datën 07.07.2022 rreth orës 20:00 kanë arrestuar të dyshuarin F.I, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Rasti është procedura të mëtejme hetimore, ndërsa është cilësuar si “lëndim trupor”.