Mali i Zi ua ndaloi shtetasve nën 18-vjeç të Kosovës hyrjen me certifikatë të lindjes, reagon UDSH-ja

Mali i Zi ua ndaloi shtetasve nën 18-vjeç të Kosovës hyrjen me certifikatë të lindjes, reagon UDSH-ja

Mali i Zi ua ka ndaluar shtetasve të Kosovës nën moshën 18-vjeçare që të hyjnë në vendin e tyre me certifikatë të lindjes.

Kjo ka bërë që të reagojë Unioni Demokratik Shqiptar në shtetin malazez duke i kërkuar kryeministrit, Dritan Abazoviq që të anulojë vendimin që ishin marrë ditë më parë.

“Shteti jonë ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë te cilës fëmijët e shtetit të Kosovës u lejohej që të kalojnë kufirin e shtetit të Malit të Zi vetëm me certifikatë të lindjes”.

“Certifikata e Lindjes është dokument zyrtar që lëshohet nga zyra e Gjendjes Civile, dhe është dokument i cili shërben si bazë fillestare për kërkimin e dokumenteve të tjerë të identifikimit specifik si pasaporta, letërnjoftimi apo patenta. Po të jetë e pajisur me fotografi shërben dhe si dokument identifikimi për personat nën moshën 16 vjeç”.

“Të gjithë e dimë që ato që e mbajnë gjallë turizmin e qytetit tonë janë pikërisht shtetasit kosovar, prandaj me këtë rast i drejtohemi publikisht kryeministrit Abazoviqit që Vendimin e lartpërmendur ta kthej në fuqi”, shkruan në njoftimin e partisë shqiptare, raporton tvteuta.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar të gjithë qytetarët se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi. 

Related Articles