Ramadani: Debutimi i Krivanjevës dhe Zabergjës ishte më i mirë se debutimi im

Ramadani: Debutimi i Krivanjevës dhe Zabergjës ishte më i mirë se debutimi im

Te skuadra e Gjilanit pati shumë debutime në fitoren 1-0 ndaj FK Liepajës, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Trajneri Zekirija Ramadani debutoi me fitore në ndeshjen e parë zyrtare për SC Gjilanin.

Përveç Ramadanit, te Gjilani debutuan mbrojtësi Besart Krivanjeva dhe sulmuesi Baton Zabërgja, shkruan Gazeta Enigma.

Mbrojtësi i SC Gjilanit, Besart Krivanjeva

Të dy lojtarët patën paraqitje fantastike në ndeshjen e djeshme duke luajtur për 90 minuta.

Zekirija Ramadani i ka thurur elozhe, Krivanjevës dhe Zabërgjës duke thënë se debutimi tyre ishte më i mirë se i tij te SC Gjilanit.

“Debutimi i Krivanjevës dhe Zabergjës ishte më i mirë se debutimi im. Lojtarët e rinj ndjehen sikur janë prej pesë vitesh me lojtarët e tjerë”, ka deklaruar Baton Zabërgja./GAZETA ENIGMA/

Sulmuesi i SC Gjilanit, Baton Zabërgja

Related Articles