Katër skuadrat kosovare do të rikthehen në garat evropiane në javën e ardhshme, me ndeshjet e dyta apo të kthimit.
Gjilani ishte skuadra e vetme që regjistroi fitore, pasi mposhti 1:0 Liepajan në “Fadil Vokrri”.
Në të njëjtin stadium luajti edhe Ballkani, por që barazoi 1:1 me Zalgirisin.
Drita pësoi humbje 1:0 në udhëtim Inter Turku, derisa Llapi u mposht gjithashtu si mysafir 2:0 nga Buducnosti.
Kampioni i Kosovës, Ballkani, është duke garuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, kurse tri skuadrat tjera në raundin e parë të Ligës së Konferencës.
Kur do të zhvillohen ndeshjet e kthimit dhe ku?
12 korrik, ora 20:00: Zalgiris – Ballkani, në stadiumin “LFF”.
12 korrik, ora 20:00: Drita – Inter Turku, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
14 korrik, ora 16:00: Liepaja – Gjilani, në stadiumin “DAUGAVA”.
14 korrik, ora 20:00: Llapi – Buducnosti, në stadiumin “Fadil Vokrri”.