Ambasadori gjerman i del në mbrojtje Donika Gërvallës dhe i dënon zhvillimet e sotme në Kuvend

Ambasadori gjerman i del në mbrojtje Donika Gërvallës dhe i dënon zhvillimet e sotme në Kuvend

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas zhvillimeve që ndodhën sot në Kuvend midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), raporton Gazeta “Enigma”.

Ai përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ka kritikuar gjithë deputetët që e sulmuan personalisht ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, si dhe i ka quajtur të papranueshme incidentet në Kuvend.

“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Kujtojmë se seanca e sotme u ndërpre si pasojë e përplasjeve verbale dhe fizike midis deputetëve të pozitës dhe opozitës/Gazeta Enigma

Related Articles