Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shkruar se sot zemrat tona janë me të dashurit e tyre.
“27 vjet pas gjenocidit të Srebrenicës, ne kujtojmë 8,372 djemtë dhe burrat boshnjakë të vrarë pa mëshirë nga forcat serbe. Sot, zemrat tona janë me të dashurit e tyre. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këtë mizori të tmerrshme”, ka shkruar Osmani.
27 years after the #SrebrenicaGenocide, we remember the 8,372 Bosniak boys & men mercilessly murdered by Serb forces.
Today, our hearts are with their loved ones. We must all stand united against attempts to glorify or deny these heinous atrocities. pic.twitter.com/ajcV8sIZRk— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 11, 2022