Ministria e Shëndetësisë njofton se 110 raste janë konfirmuar me këtë virus gjatë 24 orëve të fundit nga 344 testime të bëra.
Gjithashtu sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 163 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384.
Në total numri i rasteve aktive është 2116.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.831.139 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.872 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 103.470 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.