Muhabi Osmani – babai i të ndjerës, Marigona Osmani, e ka përshkruar këtë të fundit si një vajzë të qetë, të urtë e të sjellshme.
Sipas tij, Marigona i takonte artit, sepse siç thotë babai i saj, ajo pasion e kishte artin, aktrimin.
“Ajo ka qenë vajza ime e parë, intelegjente dhe e dashur për familje por na ndodhi siç na ndodhi. Ajo është rritur në kushte të mira sepse kemi një biznes familjar, ka qenë e urtë, nuk ka sjellë probleme, ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Kishte shoqe në lagje, shkollë, ka qenë më së shumti në familje një vajzë e cila ka dëgjuar, nuk na ka kundërshtuar, ka qenë vajzë e qetë, e urtë, e sjellshme”.
I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diksutohet për vrasjen e Marigonës, Muhabi Osmani, ka treguar rrjedhën e lidhjes së vajzës së tij me Dardan Krivaqën.
Takimin e parë me Krivaqën, Osmani thotë se e ka zhvilluar në Shqipëri, atje ku Dardani e Marigona ishin larguar.
Gjatë këtij takimi, Muhabi Osmanit, Krivaqa i ishte dukur i urtë dhe i sjellshëm.
Por, nuk doli të ishte kështu.
“Ai kishte një sjellje të qetë, i urtë, komunikonte mirë, nuk na linte të dyshojmë diçka, u duk njeri i mirë”, tha Osmani.
Por, këtë mendim nuk e kishte krijuar edhe për nënën e Krivaqës.
Muhabi Osmani, ka theksuar takimi me nënën e Krivaqës, i ishte dukur i çuditshëm.
Kjo për faktin se e njëjta kishte treguar histori të mëparshme të Dadanit, kanosjes së tij me policin, gjë për të cilën ashtu si për një mori veprash të tjera nuk ishte dënuar.
E ëma e Krivaqës, i kishte thënë Muhabi Osmanit që kishte lidhje të forta në Kosovë.
Por jo vetëm.
Lidhjet e forta i kishte edhe në Shqipëri, thotë Osmani.
“Ajo filloi të na tregonte se punonte me sigurime, e kam profesion këtë punë, kam lidhje të forta në Shqipëri e në Kosovë, mu duk pak si e çuditshme, kam lidhjet e mia tha, dhe aty fillova të dyshoja. Më tha kam qejf t’ia sigurojë një jetë këtyre, ne veç e dëgjonim njëherë, u vërjet se edhe ajo ishte me një biografi kriminale”, është shprehur Osmani.