Drita – Inter Turku, ja sa bileta janë shitur deri më tani

Drita – Inter Turku, ja sa bileta janë shitur deri më tani

Drita do të pres Inter Turkun në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ku pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë.

Gjilanasit u mposhtën në ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0, derisa kërkojnë përmbysjen për të kaluar tutje.

Gazeta Olle ka kontaktuar drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberi i cili ka konfirmuar se deri në ora 20:00 në mbrëmje janë shitur 3500 bileta.

“Deri më tani janë shitur 3500 bileta dhe ka pasur interesim të madh duke marrë parasysh se biletat janë shitur vetëm në Gjilan”, tha Zymberi

Gjatë ditës së nesërme (e marte) biletat pritet të shiten edhe në kryeqytetin kosovar Prishtinë, por edhe në Gjilan.

Tifozët e Dritës ‘Intelektualët’ njihen për atmosferë të jashtëzakonshme dhe njëjtë pritet të jetë edhe nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’.

Related Articles