Shefi i EULEX-it: Me veprimet karshi Ukrainës, Kosova po dëshmon se ku e ka vendin

Shefi i EULEX-it: Me veprimet karshi Ukrainës, Kosova po dëshmon se ku e ka vendin

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) sot ka nisur 10 automjete me ndihma humanitar për në Ukrainë.

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wiegemark, ka thënë se ndihet krenar me stafin për solidaritetin me Ukrainën.

“Secila prej automjeteve është e mbushur me ndihma humanitare, që janë mbledhur e paguar nga stafi ndërkombëtar e lokal që punojnë në EULEX Kosova. Unë jam krenar për stafin dhe iniciativën e tyre për të bërë një praktikë solidariteti me Ukrainën.. Ky donacion është vetëm një pjesë e jona për vëllezërit e motrat në Ukrainë”, ka thënë Wiegemark, shkruan Klankosova.tv

Ai tha se kosovarët e kuptojnë shumë mirë gjendjen nëpër të cilën është duke kaluar Ukraina, pasi edhe vetë ishin ballafaquar me agresion, duke shtuar se me veprimet që Kosova i ka ndërmarr ndaj Ukrainës, është duke e dëshmuar se e ka vendin në BE.

“Normalisht që kosovarët e kuptojnë mjaft mirë se çka është të bëhesh refugjat dhe të ballafaqohesh me agresionin. Solidariteti i Kosovës përball Ukrainës është i dukshëm në shumë mënyra, si gazetarët në programin e qëndrimit në Kosovë, dhe Kosova ka harmonizuar me të gjitha qëndrimet e politikës së sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian janë që edhe Kosova të marrë pjesë në të ardhmen në misione dhe përmes këtyre veprimeve Kosova po e dëshmon se ku e ka vendin”, ka thënë ai.

Related Articles