Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një konference për media ka folur në lidhje me rezultatet e punës së ATK-së për gjashtë muaj.
Ai me këtë rast i ka përgëzuar stafin e ATK-së si dhe qytetarët për këtë arritje.
“I përgëzoj ATK dhe stafin për arritjet në gjashtë mujor, poashtu edhe tatim paguesit sepse janë ata që e mbajnë shtetin dhe ATK-në në këmbë, secili që paguan me rregull është kontributor i këtij shteti”, tha ai.
Tutje, ai u shpreh se për të rritur suksese ATK-ja dhe shteti, duhet të ketë besim në institucione.
“Për të rritë suksesin e ATK-së dhe shtetit është parakusht që të ketë besim në institucione, sepse aëherë qytetari e sheh se kur paguan tatime dhe ato para nuk keqpërdoren ka besim më të lartë”, u shpreh Ministri Murati.