Zalgiris – Ballkani, kjo skuadër favorizohet nga kompanitë e basteve

Zalgiris – Ballkani, kjo skuadër favorizohet nga kompanitë e basteve

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta zhvillojë sot ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Suhareka do të ketë punë të vështirë përballë lituanezëve të Zalgirisit.

Në kuadër të rundit të parë eliminator në Ligën e Kampionëve, djelmoshat e Ilir Dajës duan sot fitore dhe kualifikimin tutje.

Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1.

Kurse, sot, në “LFF stadionas”, Ballkani e ka vetëm një opsion – fitoren për të kaluar tutje.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar tashmë kuotat për këtë sfidë.

Zalgiris është favorit sot me 1.80, barazimi vlen 3.30, kurse fitorja e suharekasve me 4.75.

Ndryshe, ndeshja e sotme nis nga ora 18:00.

Related Articles