Drita ka shënuar fitore tejet të rëndësishme mbrëmë në “Fadil Vokrri”.
Skuadra kosovare arriti ta mposht Inter Turkun në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Conference League me rezultat 3-0.
Drita e nisi furishëm me golin e parë që u shënua që në minutën e 3-të me anë të Simonovskit i cili u asistua nga Arbnor Muja.
Arbnor Muja ishte kryefjala e këtij takimi edhe në pjesën e dytë duke realizuar dy gola të shpejtë.
Fillimisht në minutën e 49-të dhe më pas në të 51-tën Arbnor Muja realizoi për epilogun final të këtij takimi.
Drita vazhdon tutje në rrethin tjetër kualifikues ku do të përballet me skuadrën belge, Antwerp.
Ndeshja e parë zhvillohet me 21 korrik në Belgjikë, kurse ndeshja e kthimit me 28 korrik, në “Fadil Vokrri”.