Rrudhani i Young Boys preferon që të përballet me Gjilanin në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

Rrudhani i Young Boys preferon që të përballet me Gjilanin në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

Gjiganti zviceran, BSC Young Boys, është duke pritur emrin e kundërshtarit për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës.

SC Gjilani dhe FK Liepaja do e zhvillojnë ndeshjen e dytë të rundit të parë. Ndeshjen e parë të luajtur në “Fadil Vokrri” e ka triumfuar skuadra gjilanase me rezultatin minimal, 1-0.

Në rast se “kuqebardhët” do marrin rezultat pozitiv atëherë në rrethin e dytë do të përballen me Young Boys, raporton Gazeta Enigma.

Tek skuadra zvicerane tashmë është transferuar edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani.

Gazeta Enigma e ka kontaktuar futbollistin shqiptar i cili preferon që përballë ta kenë skuadrën e Gjilanit.

“Unë preferoj të luaj kundër Gjilanit. Do të ishte ndjenjë e mrekullueshme dhe është normale që kam dëshirë të shoh ekipet nga Kosova sa më lartë”, tha Rrudhani për Enigmën.

Në rast se gjilanasit kualifikohen tutje, atëherë do ketë përkrahje të madhe edhe nga shqiptarët e shumtë që jetojnë në Zvicër.

Mesfushori shqiptar thotë se do ishte ndjenjë speciale dhe shumë e mirë pasi që ai vjen nga ana e Gjilanit.

“Për mua do ishte ndjenjë shumë speciale dhe shumë e mirë, sidomos për mua që vi nga ana e Gjilanit, ndjenjë e jashtëzakonshme do të ishte”, përfundoi futbollisti nga Rogana e Kamenicës.

Kujtojmë që ndeshja kthyese mes FK Liepajës dhe SC Gjilanit do të zhvillohet të enjten (14 korrik) me fillim nga ora 16:00.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles