Ka nisur gjykimi ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut si të dyshuar kryesorë për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit në gusht të vitit të kaluar, një rast që kishte tronditur vendin
Lënda i është caktuar gjyqtarit Sahit Krasniqi dhe seanca është caktuar për në ora 10:00.
Ky është momenti kur të akuzuarit dërgohen nëGjykatë për t’u akuzuar në lidhje me veprën e kryer.
Ndryshe, para se të fillojë gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, aktivistet e “Kolektivit Feminist” janë mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku kanë zhvilluar një aksion.
Në objektin e gjykatës është vendosur një pjesë e aktakuzës e cila përshkruan se si ka ndodhur rasti.
Gjithashtu është vendosur edhe një mesazh ku shkruan “Ne nuk harrojmë”.