Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot pasdite, raporton Gazeta “Enigma”. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, nga kryeministria.
Në këtë njoftim thuhet se mbledhja e Qeverisë do të mbahet sot në ora 15:00.
Në këtë mbledhje sipas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut që e ka bërë dje në një tryezë të organizuar nga FOL, do të hidhet në votim planprogrami i Qeverisë.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë. KOHA: 15:00”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu në njoftim thuhet se pas mbledhjes së Qeverisë, Albin Kurti do të bëjë disa orë më parë edhe homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu./Gazeta Enigma