Helmimi në Han të Elezit, sa është i sigurt uji për konsum në Kosovë?

Helmimi në Han të Elezit, sa është i sigurt uji për konsum në Kosovë?

Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se janë gjetur baktere të gjalla mbi normat e lejuara dhe Streptokoke me prejardhje fekale në ujin e pijes së fshatit Gorancë të Hanit të Elezit ku qindra qytetarë morën trajtime për shkak të ujit, shkruan Gazeta Enigma.

Ministria e Shëndetësisë: Nga analiza e ujit në Han të Elezit, prezente baktere të gjalla mbi normat e lejuara

“Nga aspekti mikrobiologjik në mostrën e ujit të marrë në fshatin Seqishtë janë prezente numri i tërësishëm i baktereve të gjalla, ndërsa në mostrën e ujit të marrë në fshatin Gorancë janë prezente numri i tërësishëm i baktereve të gjalla mbi normat e lejuara dhe Streptokoke me prejardhje fekale. Nga mostrat e fecesit të rasteve simptomatike janë izoluar E.coli Enteroaggregative (EAEC) dhe Norovirus GI/GII”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta Enigma ka kontaktuar ‘’KRU Bifurkacioni’’ kompanin publike e cila furnizon qytetarët me ujë pijes në fshatrat ku edhe ka ndodhur helmimi nga uji i pijes.

Në pytjen tonë se a është gjetur shaktari i helmimit të më shumë se 200 qytetarëve nga uji, ata kanë thë se sistemi i furnizimit me ujë të pijes ku janë paraqitur rastet në fjalë nuk është në menaxhim të kompanisë së tyre dhe se të njejtit nuk kanë mundësi të merren me gjurmimin e shkaktarëve.

‘’KRU Bifurkacioni SH.A është kompani publike që furnizon qytetarët me ujë të pijes, ne si kompani kemi kapacitet solid profesional në testimin e ujit të cilin e prodhojmë duke siguruar që i njëjti është në përputhje me standardet vendore dhe ndërkombëtare’’ kanë deklaruar nga ‘’KRU Bifurkacioni’’.

Tuttje ata kanë shtuar se ‘’sistemi i furnizimit me ujë të pijes ku janë paraqitur rastet në fjalë nuk është në menaxhim të kompanisë sonë. Sa i përket pyetjes suaj ju njoftoj se ne nuk kemi mundësi të merremi me gjurmimin e shkaktarëve të mundshëm që mund të lidhen me rastet e paraqitura në Komunën e Hanit të Elezit, kjo çështje më shumë i takon Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHKP-së, të cilët tashmë janë duke u marrë me këtë çështje’’.

A bëhen rregullisht analiza të ujit dhe a janë të sigurt banorët të cilët furnizohen nga kompania juaj me ujë për pije?

‘’Ne në mënyrë periodike bëjmë analiza në laboratorët tona për ujin të cilin ne e prodhojmë, po ashtu kemi kontratë edhe me IKSHKP e cila në mënyrë periodike e monitoron cilësinë e ujit përmes mostrave të marra në terren. Lidhur me rastin konkret IKSHP është duke monitoruar gjendjen nga afër së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, andaj ju sugjeroj të përcillni publikimet e këtyre dy institucioneve’’, thuhet në përgjigjen e tyre për Enigmën.

Cili do të jetë hapi i radhës nga ‘’KRU Bifurkacioni’’ në përmir në përmirësimin dhe eliminimin e problemeve të tilla?

‘’KRU Bifurkacioni SH.A mund të ofrojë dhe është duke ofruar ndihmë teknike për funksionalizimin e sistemit të ujësjellësit të cilin të cilin nuk e ka në menaxhim, një gjë të tillë jemi duke e bërë përmes instalimit të klorinatorëve (pajisje për klorizim) dhe formave tjera të asistencë teknike, pasi që çdo rrjet për tu marrë në menaxhim të KRU Bifurkacioni duhet të plotësojë kushtet e sigurisë dhe të ketë pranim teknik të projektit’’, kanë deklaruar ata.

A ka ujë të mjaftueshëm për pije edhe a është i sigurt për pije?

‘’Pyetja juaj është shumë e gjerë dhe vështirë të përmblidhet në suazat e këtij formati të komunikimit, çështja e furnizimit me ujë të pijes është sfidë në nivel nacional dhe nuk mund të zgjidhet edhe për një kohë të gjatë. Aktualisht në Hanin e Elezit është duke u punuar në lëshimin në funksion të fabrikës në Fshatin Dimcë, investim i CDI-Dosch dhe Komunës dhe ky investim do të përmirësojë furnizimin në atë zonë’’, kanë theksuar nga kjo kompani.

Kujtojmë se brenda 24 orëve të fundit janë paraqitur 34 raste në AMF-në e fshatit Gorancë, dhe 13 raste në QKMF-në e Hani Elezit. Të gjitha rastet ishin nga fshati Gorancë dhe kishin simptomatologji të njëjtë me: ethe, temperaturë, kokëdhimbje, mundim, vjellje dhe barkqitje. /Gazeta Enigma/

Related Articles