Klubi klinas, Dukagjini ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Egzon Qerimi, i cili në sezonin e fundit luajti te Ulpiana.
Dukagjini është ‘zgjuar nga gjumi’ dhe ka filluar përforcimet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas disa rinovimeve të kontratave, largimeve dhe huazimeve, klinasit kanë bërë tashmë edhe transferimin e parë të verës, të cilin e kanë prezantuar në faqen zyrtare.
Bëhet fjalë për mesfushorin Egzon Qerimi, i cili së fundmi ishte pjesë e Ulpianës, ku shënoi pesë gola dhe pesë asistime në edicionin e fundit.
“Tashmë edhe zyrtarisht Egzoni është pjesë e jonja, futbollisti kreativ pas një edicioni shumë të mirë te skuadra e Ulpianes ku njëherit ishte edhe kapiten, bashkohet me klubin tonë. Ai realizoi pesë gola dhe pesë asistime gjatë edicionit te kaluar. Qerimi luan ne pozitën e mesfushorit qendror”.