UEFA e dënon Buduqnostin me 20 mijë euro për sjellje raciste ndaj Llapit

UEFA e dënon Buduqnostin me 20 mijë euro për sjellje raciste ndaj Llapit

UEFA ka dënuar klubin e Budoçnostit me 20 mijë euro, për organizimin e lojës kundër Llapit, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Kjo lojë ishte zhvilluar më 7 korrik, derisa ishte karakterizuar vazhdimisht me tensione të larta, derisa kishte përfunduar me rezultat 2-0 në të mirë të vendasve.

Ndryshe, loja kthyese mbrëmë përfundoi me rezultat 2-2, me skuadrën malazeze që u kualifikua tutje.

Më poshtë mund të shihni vendimin që ka marrë UEFA kundrejt Budoçnostit.

Vendimet:

– Të gjobisë FK Budućnost Podgorica me 20,000 € dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të FK Budućnost Podgorica gjatë një (1) ndeshjes së ardhshme të garës së UEFA-s në të cilën FK Budućnost Podgorica do të luajë si klub pritës, për sjelljen raciste të mbështetësve të saj.

FK Budućnost Podgorica do t’i komunikojë UEFA-s, përpara ndeshjes, sektorin(et) që do të mbyllen, të cilët do të përfshijnë tribunën veriore dhe do të përbëhen nga të paktën 3,000 vende.

– Të urdhërojë FK Budućnost Podgorica të zbatojë direktivën e mëposhtme në ndeshjen e ardhshme të garave të UEFA-s që do të luajë si klubi pritës: të vendosë një baner me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s mbi të.

– Të gjobisë FK Budućnost Podgoricë me 10.125 euro për hedhjen e sendeve.

– Të gjobitet FK Budućnost Podgoricë me 5250 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

– Të paralajmërojë FK Budućnost Podgorica për sjellje të pahijshme të ekipit.

Related Articles