Tifozët e Drenicës “Shqiponjat e Zeza” janë vendosur në rrugën që çon për në Prekaz.
Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë asnjë autobus me studentë nga Universiteti Veror i Prishtinës, që të shkojë për në Kompleksi Memorial në këtë fshat.
Kjo për shkak të një vizite të paralajmëruar nga një grup i studentëve nga Serbia.
Në hyrje të fshatit është vendosur edhe një patrullë e policisë.
Aktualisht nuk ka ndonjë person brenda Kompleksit Memorial.
Jo zyrtarisht mësohet se studentët e kanë anuluar vizitën në Prekaz.
Policia ende se ka konfirmuar ardhjen ose mosardhjen e tyre.
Gazetari i Klan Kosovës Valdrin Ibishi, po e përcjell nga afër këtë ngjarje.