Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh duke njoftuar se janë regjistruar 615 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe dy vdekje, shkruan Gazeta Enigma.
Nga 1 mijë e 465 testime në 25 orët e fundit 615 kanë rezultuar pozitivë apo 41.97%.
Po ashtu MSH-ja ka bërë të ditur se 2 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.
Ndërsa janë shëruar 285 persona.
Deri tani në Kosovë janë 5 mijë e 687 raste aktive./GAZETA ENIGMA/