Besimi i vendosur në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, pritet të avanësoj edhe sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Kjo pasi sot zyrtarisht Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimi Evropian. Kjo po cilësohet si hap i rëndësishëm, madje lider të skenës politike lavdëruan dy nga këta përfaqësuesit për punën meritore.
A do të zgjidhet nyja e pritjeve të gjata për qytetarët e Kosovës për liberalizim vizash?
Analisti për çështje ndërkombëtare, Dritëro Arifi tha për Gazetën Enigma se hapja e negociatave nga ana e Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore i ka dhënë sado pak dritën e gjëlber Kosovës për liberalizim vizash.
“Mendoj që edhe për Kosovën mund të kemi lajme pozitive sa i përket liberalizimit të vizave”, tha Arifi.
Mes tjerash, ai beson se po ndërtohet një momentum pozitiv për zgjerimin e Bashkimit Evropian, por edhe një momentum shumë pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Arifi thekson se edhe vet BE-ja e ka kptuar që izolimi i qytetarëve nuk sjellë vlera europiane, por sipas tij vetëm politika të kundërta.
“Në vazhdën e kësaj, po besoj që po ndërtohet një momentum pozitiv për zgjerimin e Bashkimit Evropian, por edhe një momentum shumë pozitiv për heqjen e vizave për republikën e Kosovës sepse edhe BE-ja e ka kuptuar që izolimi nuk sjellë vlera evropiane, por prodhon politika të kundërta”, theksoi ai.
Këtu nuk mungoi as zëri i liderëve politikë për liberalizim vizash.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar fqinjtë e saj për hapjen e negociatave, ndërsa në anën tjetër i ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së për heqje urgjente të vizave.
Osmani thotë se përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri.
“Urime Shqipërisë dhe Ma qedonisë së Veriut për një hap më afër BE-së. Në këtë kohë përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri! Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që urgjentisht të zbatojnë vendimin e vonuar për lirimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.
LEXO EDHE: Osmani thirrje BE-së për liberalizim vizash teksa uron fqinjët për hapjen e negociatave
Hapja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore me BE’në – Çfarë nënkupton?
Se është hap i rëndësishëm për të dyja vendet, këtë e thekson edhe analisti Arifi.
Madje, ai thekson se është hap i rëndësishëm edhe për vet Bashkimin Evropian dhe politikën e zgjerimit të BE-së në raport me Ballkanin Perëndimor.
“Një ditë shumë e rëndësishme edhe për vet Bashkimin Evropian dhe politikën e zgjerimit të BE-së në raport me Ballkanin Perëndimor, por edhe shumë domethënëse për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sepse hapja e negociatave është obligim dhe përgjegjësi e të dyjave palëve, por më shumë përgjegjësi e Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore”, shtoi mes tjerash ai.
Arifi thotë se “tash është hapi fillestar ku këto dy vende duhet të tregojnë pjekuri, seriozitet në zbatimin e reformave të Bashkimit Evropian”.
Ndërsa, Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen tha se hapja e negociatave nënkupton edhe ndarjen “de facto” të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit, pavarësisht se ishte pikërisht vetoja bullgare ndaj Shkupit zyrtar që për më shumë se dy vite mbajti në vend edhe nisjen e procesit me Tiranën.
Përgëzimë e falënderime
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
“Shqipëria sot hyn në rresht me botën demokratike perëndimore. Hapja e negociatave shënon një moment historic për Shqipërinë dhe shqiptarët, siç është datë historike edhe për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj është shprehur optimist se ky hap do të shkurtojë rrugën e integrimit të Kosovës dhe Bosnjës.
“Dua të besoj fuqishëm se një hap I tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës dhe Bosnjës, me çka do të përmbyllej projekti i përfshirjës së Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. Shpresojmë që hapi i parë, drejt këtij integrimi të ndodh në këtë vjeshtë me liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.
LEXO MË SHUMË: Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, Haradinaj: Një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës
Fjalëve miradie, iu është bashkangjitur edhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave. Segoe UI Historic
Krasniqi ka thënë se ky është një process më se i merituar. Ai shtoi se të dyja vendet, me punë angazhim e vetëmohim, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historic për anëtarësim në BE.
“Urime e përgëzime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen zyrtare të negociatave për anëtrësim në Bashkimin Evropian. Një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e reforma, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për t’u bërë pjesë e BE-së”, ka thënë Krasniqi.
Ai theksoi se është lajm i mirë që Bashkimi Evropian, pas shumë vonesave, herë të kuptueshme e herë jo, më në fund ka vendosur që në Ballkanin Perëndimor të rikthej shpresën dhe optimizmin.
“Uroj që besimi i rivendosur në mes të BE-së dhe rajonit tonë sot, të avancoj edhe me liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës – si një e drejtë themelore dhe e merituar tash e sa vjet”, ka deklaruar Krasniqi.
Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka falënderuar sot të gjithë ata që kanë bërë të mundur zhbllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama nuk ka harrur të falënderoj ish-kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
Ndërkohë, kryeministri ia ka dedikuar meritën e zhbllokimit të procesit të integrimit presidencës franceze dhe veçanërisht presidentit, Emmanuel Macron.
/Gazeta Enigma/.