Në Serbi po i konsiderojnë skandaloze thirrjet e tifozëve të Dinamo Zagrebit, “Bad Blue Boys”, dhe atyre të Shkupit, “Shvercerat”, në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluar në stadiumin “Maksimir”.
“Vrite serbin” u këndua nga të dy grupet e tifozëve në stadiumin e kryeqytetit kroat.
“Shvercerat” gjithashtu ngritën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë që po cilësohet si provokim nga Serbia.
Mediat serbe shkruajnë se presin që UEFA të shqiptojë gjoba për sjelljen e tifozëve të të dyja klubeve.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, befasoi Dinamon në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje, duke i marrë një barazim 2:2. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Maqedoni.
pic.twitter.com/iSYnDDUxmc— Florent (@florrent_) July 19, 2022
SHVERCERAT në Zagreb!
NA JENA SHKUPI???? pic.twitter.com/6OFeckxMkO— Florent (@florrent_) July 19, 2022