Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka publikuar një video përmes së cilës shpërfaqë gjendjen reale në palestrën e Pallatit të Rinisë në kryeqytet.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se gjendja në Pallatin e Rinisë duhet të ndryshojë urgjentisht.
“Kjo është gjendja në palestrën e Pallatit të Rinisë, ndërkaq mbi 200 klube sportive private detyrohen të paguajnë për zhvillimin e aktivitetet e tyre. Kjo duhet të ndryshojë urgjentisht!”, ka shkruar Daut Haradinaj.