Temë e nxehtë për Kosovën dhe Ushtrinë Çlirimtare, Edi Rama e Sali Berisha i hodhën akuza tradhtie njëri-tjetrit

Temë e nxehtë për Kosovën dhe Ushtrinë Çlirimtare, Edi Rama e Sali Berisha i hodhën akuza tradhtie njëri-tjetrit

U nis për t’u votuar rezolutë kundër Dick Martyt. Por seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë vazhdoi me debate të ashpra mes Partisë Socialiste e asaj Demokratike.

Në temën e nxehtë për Kosovën dhe Ushtrinë Çlirimtare, Edi Rama e Sali Berisha i hodhën akuza tradhtie njëri-tjetrit.

Kryeministri aktual i tha atij të dikurshmit se ka hedhur balt mbi krerët e UÇK-së, teksa në vitet e 90-ta ka tregtuar me ish-udhëheqësin serb, Slobodan Millosheviq.

Në anën tjetër, Berisha që solli nga telefoni foto e video me Thaçin, tha se Rama është një nga fajtorët pse lufta e UÇK-së është në dosjet e Gjykatës Speciale.

“Në arrestimin e Hashim Thaçit është trinomi Kremlin-Beograd-Tiranë”, u shpreh kështu Berisha duke e drejtuar gishtin kah Rama.

Debati kaloi edhe në fyerje dhe u desh edhe ndërhyrje e mbrojtjes së afërt të Ramës.

Sidoqoftë, të dy taborët pajtohen se lufta e UÇK-së ishte e pastër. Iniciuesit e rezolutës thanë se raporti i Martyt nga i cili u formua edhe Gjykata Speciale është i pabazë, dhe se është i sponsorizuar nga Rusia. Kjo nismë mbeti pa u votuar, pasi deputetët shkuan në pauzë.

Related Articles