Imami i Xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha, u rrah rëndë nga tre persona.
Ndërkaq sot xhumanë, në xhaminë në të cilën vepron ai, e kanë udhëhequr nga Bashkësia Islame e Podujevës.
Lajmin për sulmin ndaj Berishës e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se të enjten rreth orës 22:00, policia ka marr informatën se është gjetur një person i lënduar rëndë.
“Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritur të arrestojnë tre persona të dyshuar”, tha Ahmeti.
Personat e arrestuar janë: B.M, mashkull 27vjeç, A.M, mashkull 28vjeç dhe Sh.M mashkull 25vjeç. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë.