48 persona janë shpëtuar nga mbytja prej Shoqërisë Kombëtare për Shpëtim Deti të Belgjikës, të cilët ishin duke tentuar të kalojnë ilegalisht për në Angli.
Siç shkruan Francetvinfo, shumica prej tyre ishin shqiptarë ku në varkën 5-metërshe ishin 48 emigrantë, ku prej tyre 43 ishin meshkuj dhe vetëm pesë gra.
Sipas kryetarit të komunës Le Treport, Laurent Jacques, varka kishte probleme me motor, ndërsa ekipet e shpëtimit të shpëtuarve u dhanë ndihmë mjekësore dhe u kërkua një autobus për t’i çuar në strehimore.