Mjeshtri uzurpon trotuarin me vetura të prishura

Mjeshtri uzurpon trotuarin me vetura të prishura

Dy anët e trotuareve në rrugën “24 maji” në lagjen “Velania” të Prishtinës janë të zëna nga veturat e parkuara aty, ndërsa këmbësorët detyrohen të ecin midis rrugës.

Banorët e lagjes ankohen se po rrezikojnë jetën kur po ecin përgjatë “24 majit” sepse ngasësit e veturave nuk kursehen në shpejtësi gjatë vozitjes.

Drejtoria e shërbimeve publike ka në plan që trotuaret t’i rrethojë, por që kjo s’do të bëhet së shpejti.

Sipas drejtorit të këtij dikasteri të qeverisjes komunale, Ilirik Musliu, më prioritet është vendosja e rrethojave në rrugët “Edmond Hoxha”, “Gazmend Zajmi” në Aktash e “Hamëz Jashari” e rrugët tjera në lagjen “Dodona”. Pas tyre, sipas Musliut,  në radhë është Velania.

Related Articles