Dy projekte të cilat lidhen me diasporën, bëhet e ditur se do të prezantohen nesër, nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kjo pritet të bëhet përmes një adresimi për media, në të cilën ministrja Donika Gërvalla, do jetë e shoqëruar edhe nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga divizioni për komunikim publik nga MPJD, konferenca është paraparë të mbahet të martën në ora 11.oo.