Gjyqtarët kosovarë edhe këtë mesjavë do të jenë pjesë e ndeshjeve të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.
Në ndeshjen Viking – Sparta Pragë, e cila zhvillohet nesër në orën 19:00, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati, me asistentë Granit Hyseni e Lumturije Muhadri, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Vaduz – Koper, që zhvillohet në orën 20:00, gjyqtar kryesor do të jetë Besfort Kasumi, me asistentë Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Gramos Shala.