Në Uashington është nënshkruar marrëveshja 202 milionëshe mes Kosovës dhe MCC-së.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefja Ekzekutive e MCC-së, Alice Albright.
Në fjalën e saj, Albright tha se komponenti kryesor është investimi në ruajtjen e baterive në shkallë të gjerë, e cila, sipas saj, do të rrisë fleksibilitetin e rrjetit energjetik të vendit dhe do të zvogëlojë koston e sigurimit të energjisë.
Ndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se marrëveshja me MCC-në është investimi më i madh në Kosovë në dekada.
LEXO EDHE: Osmani: Marrëveshja me MCC-në, investimi më i madh në Kosovë në dekada
Ndërsa, Kurti tha se nënshkrimi të marrëveshjes me MCC-në, nga e cila Kosova përfiton 236.7 milionë dollarë për stabilitet me energji.
“Është një ditë historike për Kosovën dhe ShBA-në, sinjalizon partneritetin për qëllime të përbashkëta”, tha Kurti.
“Strategjia jonë e energjisë shkruan rrugën tonë drejtë një të ardhme të dekarbonizuar. Ky program kompakti është esencial, jemi duke punuar intensivisht për të garantuar një furnizim me energji që është i përballuar për të gjithë”, u shpreh tutje Kurti.
Tutje kryeministri tregoi se marrëveshja do t’i prezantohet Parlamentit për ratifikim që nesër.
“Nuk do jemi për të ballafaquar për opozitën por edhe ata nuk do të jenë shumë të kënaqur që nuk do jemi atje”, shtoi Kurti.