Kuvendi i Kosovës ka ratifkuar me 2/3 e deputetëve marrëveshjen për MCC e ku 200 milionë dollarë janë ndarë për Kosovën nga SHBA për çështje të energjisë.
Kjo pikë e rendit të ditës ka kaluar me procedurë të shpejtë në Kuvend.
Propozimi i Ferat Shales nga PDK ishte që kjo pikë të futet si pikë e pestë e rendit të ditës.
Kështu edhe ndodhi përmes votimit të deputetëve e ku votuan 89 prej tyre sa ishin në sallë.