Policia konfiskon katër armë zjarri në rajonin e Mitrovicës së Jugut (FOTO)

Policia konfiskon katër armë zjarri në rajonin e Mitrovicës së Jugut (FOTO)

Si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore, njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, në 24 orët e fundit në katër raste të ndryshme kanë konfiskuar katër armë zjarri, raporton Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar se në rajonin e Mitrovicës sovicës së Jugut janë konfiskuar katër armë zjarri.

‘’Sekuestrimi i një arme pushkë- automatike është realizuar mbrëmë rreth orës 22:00, në fshatin Marinë të Skenderajt, pasi i dyshuari në rrjete sociale kishe ekspozuar armën për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje’’, thuhet në njoftimin e tyre.

Në njoftimin e tyre thuhet se dy prej tyre janë konfiskuar në qytetin e Vushtrrisë.

‘’Ndërsa dy armë tjera janë konfiskuar në Vushtrri, konfiskimi i armës të llojit pistoletë është realizuar mbrëmë rreth orës 23:00, pasi ishte raportuar për të shtëna në një aheng familjar në rrugën “Shahin Syla” në Vushtrri. Në orët e mëngjesit të sotëm në rrugën “Azem Bejta”në Vushtrri, në një aheng familjar është konfiskuar arma e llojit pushkë- automatike’’.

Ghjithashtu policia ka njoftuar se ‘’në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, hetuesit policorë në Mitrovicën e Jugut, mbi dyshime të arsyeshme për posdim të armës në zonën banuese në ‘Tunelin e Parë’ nga i dyshuari është konfiskuar një armë pushkë gjysmë- automatike me 17 fishek’’.

Ndëra ‘’ndaj katër të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Përdorim i armës dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’’.

‘’Pas intervistimi, me urdhër të prokurorit katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles