Villa, shtëpi e banesa – Si u pasurua Parim Olluri kundërligjshëm?

Villa, shtëpi e banesa – Si u pasurua Parim Olluri kundërligjshëm?

Shantazhuesi i biznesmenëve – pronari i Insajderi.org, Parim Olluri, përfitoi shtëpi, vila e banesa duke mashtruar, ish-pronarin e Insajderi.com Florim Alaj dhe duke shantazhuar pronarë të bizneseve në Kosovë.

Madje, Olluri u zbulua se kishte tërhequr ilegalisht nga konto edhe para.   

Gjithashtu, për të ekziston dyshim i arsyeshëm se kishte përfituar shtëpi në një lagje luksoze në Prishtinë dhe po ashtu një banesë në një lagje tjetër.

Shtëpia është përfituar me kompensim në reklama në faqe dhe me përkrahje të caktuar të kandidatëve të ndryshëm politikë para zgjedhjeve, ndërsa banesa gjithashtu me kompensim në reklama.

Keqpërdorimet dhe mashtrimet e pashembullta janë përmbledhur në një padi të cilën Insajderi.com e ka dorëzuar në gjykatë, pati raportuar Insajderi.com.

Po ashtu ekziston dyshim i arsyeshëm se Olluri ka shantazhuar një numër të madh të bizneseve përmes emisionit “InDoks”, duke kërkuar shuma marramendëse në kompensim të kryerjes së favoreve për këto biznese.

Por, përkundër gjitha këtyre keqpërdorimeve, Prokuroria e Prishtinës nuk ka treguar për Gazetën Enigma se deri ku kanë shkuar hetimet për ish-drejtorin i Insajderi.com – Parim Ollurin, si i dyshuar se i kryer disa vepra të rënda penale.

Olluri, dyshohet se ka përdorur shantazhin duke shkaktuar vjedhje në raport me bashkëthemeluesin e Insajderit, gjithashtu se janë shmangur nga tatimi në disa raste.

Dyshimi për vepra penale vazhdon me shpëlarje të parave, blerje ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, veprën penale të mashtrimit, keqpërdorim të besimit dhe shpërdorim të pasurisë së huaj.

Këto mashtrime të pa precedent në historinë e gazetarisë së pasluftës në Kosovë, dyshohet të jenë bërë nga vitit 2016 e deri në vitin 2020.

Lajme me pagesë në Insajderi.org

Vitin e kaluar, portali Shqip.com ka publikuar audio-incizimin bruto ku Visar Duriqi, autor i emisionit “InDoks” dhe redaktor në portalin Insajderi.org futet në pazar lajmesh me Halit Sahitajn, të cilin vetë ai në një dokumentar e kishte portretizuar si njeri të dyshuar që punon për shërbime sekrete ruse.

Kjo telefonatë është realizuar në verën e vitit 2020.

Në audio-incizimin e publikuar nga “Shqip.com” dëgjohet Halit Sahitaj teksa kërkon nga gazetari Visar Duriqi t’i publikojë disa artikuj për kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, Behxhet Pacollin dhe një për Institucionin e konfiskimit të makinave.

Ndërsa, gazetari Duriqi dëgjohet teksa i thotë të ia dërgoj ato shkrime dhe të njëjtat t’i flasë “me ata t’mitë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles