Të paktën 10 minatorë u bllokuan në një minierë qymyri të përmbytur pasi një mur i brendshëm u shemb, tha Ministria e Sigurisë dhe Mbrojtjes Civile e Meksikës.
Sipas raportimeve, tre minatorë u shpëtuan dhe u transferuan në spital, raporton Reuters.
Qeveria e shtetit federal të Koavila shpjegoi se kolapsi ndodhi pasi minatorët depërtuan në një zonë plot me ujë. /Gazeta Enigma/