Në Prishtinë në rrugën “Fahri Fazliu” rreth ores 1 e 20 ka ndodhur një aksident trafiku.
Rastin për Enigmen e ka konfirmuar, Flora Ahmeti zëdhënse e Policisë së Kosovës.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhe tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara), tha Ahmeti.
Tutje ajo shtoi se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë .
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës: J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.