Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një familje në rrugën “Ahmet Korenica” në Gjakovë, ku një 33-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, duke u varur në litar.
Ngjarja tragjike dyshohet se ndodhi në garazhin e veturës së të riut, i cili fatbardhësisht i mbijetoi kësaj ngjarje tragjike.
Policia është njoftuar nga spitali për rastin, me ç’rast ka ndërmarrë edhe veprimet e nevojshme hetimore, për të mësuar rrethanat e ngjarjes që fatbardhësisht nuk rezultoi me pasoja fatale për jetën e të riut.
Prokuroria tashmë ka nisur hetimet për këtë rast të cilësuar si “Tentim vetëvrasje”.