Kapiteni i Barcelonës, Sergi Busquets është i gatshëm të shtyjë pagat e tij për të ndihmuar financat e klubit, të cilat kanë bërë që klubit nga Camp Nou të mos arrijë t’i regjistrojë transferimet e verës.
Sipas gazetës Marca, agjenti i Busquets, Josep Maria Orobitg u takua me drejtuesit e Barcelonës këtë të martë dhe ata arritën një marrëveshje në parim që pagat e mesfushorit të shtyhen për një datë të mëvonshme.
Nuk është ulje rroge. Përkundrazi, Busquetsit do t’i paguhet aq sa i detyrohen në më shumë këste dhe më tej në të ardhmen.
Kjo është një mënyrë për t’u përshtatur me situatën aktuale financiare të klubit katalunas, pasi Barcelona duhet të reduktojë sa më shumë nga kostot e saj aktuale.
Kjo marrëveshja ende nuk është finalizuar, por një marrëveshje në parim është arritur mes dy palëve këtë të martë.
Marrëveshja aktuale e Busquets zgjat deri në qershor të vitit 2023, por mesfushori ka edhe një ofertë tjetër në tavolinë.
Propozimi që i ka bërë Barcelona është rinovimi i kontratës për një vit tjetër, deri në vitin 2024, dhe shtyrja e një pjese të pagës deri në vitin e dytë.
Busquets do të kishte gjithashtu një klauzolë largimi në verën e vitit 2023, duke e lejuar atë të largohej si lojtar i lirë dhe të fitonte të gjitha paratë e tij.
Ndryshe, mesfushori është njëri nga lojtarët me më shumë paraqitje dhe trofe në histori të klubit.