Bashkatdhetarët kosovarë po përballen deri në 2 orë pritje për të dalë nga Kosova në vendkalimin kufitar në Merdare. Ndërsa kolona e automjeteve është deri në 1 kilometër.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në 1 orë. Ndërsa në hyrje pritjet shkojnë deri në 5-10 minuta.
Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta në dalje.