Skuadra nga Lihtenshtjani, Vaduzi, ka bërë befasi të madhe në Ligën e Konferencës.
Vaduzi ka fituar 4:2 ndaj Konyasporit në Konya të Turqisë dhe ka kaluar në plejof të Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë e lujtur para një jave në Vaduz kishte përfunduar 1:1.
Pasi Lihtenshtajni nuk ka ligë të futbollit, Vaduzi luan në Zvicër. Aktualisht është në kategorinë e dytë. Por Vaduzi ka shënuar fitore të thellë për ta eliminuar Konyasporin që pati edicion të mirë në Superligën e Turqisë. Zymer Bytyqi kompletoi ndeshjen te Konyaspori, por pa mundur të bëj dallimin.
Sokol Çikalleshi u aktivizua në minutën e 59-të për skuadrën turke. Te Vaduzi ditë më parë u transferua Arbenit Xhemajli, por ai nuk ishte grumbulluar për ndeshjen e së enjtes mbrëma.