Brentford e ka deklasuar skuadrën e Manchester United me rezultat të thellë 4-0. Brentford shënoi katër gola në pjesën e parë kurse e dominoi me aksione Unitedin edhe në pjesën e dytë. Dasilva (10), Jansen (18), Mee (30) dhe Mbeumo (35) janë golashënuesit që shënuan sonte për Brentford
Manchester United e ka bërë humbjen e dytë radhazi për t’u fundosur në vendin e fundit në Premier Ligë.
Djajtë e Kuq nuk u panë në këtë ndeshje edhe pse nga fillimi për ta startojë Cristiano Ronaldo.
Goli i parë për Brentford erdhi në minutën e 10-të të ndeshjes. Dasilva bëri një goditje por De Gea bën një gabim qesharak e ku United pëson golin e parë në këtë ndeshje.
Presionin Brentford do ta vazhdonte përsëri dhe në minutën e 18 në listën e golashënuesve është edhe Mathias Jansen.
Minuta e 30 dha golin e tretë për Brentford dhe ishte Ben Mee që mori një pasim të bukur nga Ivan Toney.
Goli i katërt erdhi në minutën e 35-të dhe u shënua nga Bryen Mbeumo i cili prapë ishte i asistuar nga Toney.
Pjesa e dytë ishte prapë më e mirë nga Brentford me United të cilët nuk patën ndonjë rast të mirë për të shënuar, përjashto rastin e Eriksen në minutën e 80-të.
Në fund Brentford merr tri pikë dhe për momentin është në vendin e tretë me katër pikë, dy më pak së Arsenali dhe City.
United në anën tjetër janë në fund të renditjes tabelare.
Kjo formë e tyre lënë për të dëshiruar, teksa javën e ardhshme ata do të presin në Old Trafford skuadrën e Liverpool.