Të reshurat e fundit kanë shkaktuar jo pak dëme në qytetin e Gjilanit, derisa nuk kanë shpëtuar as objektet sportive.
Gazeta “Enigma” ka mësuar se dhomat e zhveshjes të dy klubeve, sikurse Gjilanit, po ashtu edhe Dritës janë shkatërruar tërësisht.
Dy klubet me mjete vetanake kishin investuar në infrastrukturë në stadiumin e qytetit, derisa tashmë ato janë dëmtuar tërësisht.
Gazeta “Enigma” ka raportuar një ditë më parë në lidhje me ndryshimin e lokacionit për zhvillimin e ndeshjeve të dy klubeve.
Lexo gjithashtu edhe: Dëmi i shkaktuar nga të reshurat e fundit u shkakton mijra euro humbje dy klubeve.
Mësohet se sikurse Drita, po ashtu edhe Gjilani kishin investuar afro 30 mijë euro për rregullimin e dhomave të zhveshjes. /Gazeta Enigma/