Një grua ka shkaktuar panik tek pasagjerët gjatë një fluturimi nga Qipro (Lanark) për në Manchester.
Ajo ka vrapuar e zhveshur duke bërtitur “Kam eksplozivë” dhe ” Allahu Ekber”.
Gruaja e moshës rreth 30 vjeçare i ka pyetur fëmijët se “a janë gati të vdesin?”.
Siç raporton Mirorr, ajo iu kishte thënë stafit dhe udhëtarëve se prindërit e saj ishin anëtarë të ISIS-it.
Por, në aeroplan ishte një burrë i cili u bë hero.
Phillip O’Brien ishte në aeroplan me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes, duke përfshirë gruan dhe tre fëmijët e tij.
O’Brien i cili si adoleshent punonte si roje sigurie, ka folur për ngjarjen për Mirror:
Ai shpjegoi se si arriti ta merrte në kontroll situatën.
“Kur gruaja u kthye në drejtim të kabinës, unë mora kontrollin, e vendosa në tokë dhe në atë moment piloti bëri një ulje emergjente në Paris” – tha ai.
O’Brien e pyeti gruan pse po thoshte gjëra të tilla dhe ajo u përgjigj:
“Nëse nuk do ta bëja, do të kishte një shpërthim dhe të gjithë do të vdisnin” – tha burri.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale treguan një skenë kaosi me të paktën dy policë francezë duke e arrestuar gruan, e cila kishte një kapele të zezë dhe bluzë të kuqe,
Derisa kompania ajrore Jet2 nuk ka folur ende për incidentin.