Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili u mor me opozitën që ditëve të fundit e ktitikoi Qeverinë në lidhje me ekonominë.
Murati tha se të dhënat tregojnë të kundërtën, por Bajrami thotë se qytetarët po kërkojnë llogari.
“Qytetarët po kërkojnë llogari, zero projekte, partia në pushtet merret me opozitën.Ministri Murati sot me mëngjes ishte marrë me opozitën. Në një reagim kishte përmendur NËNTË herë OPOZITËN. Pra, ka përmendur nëntë herë opozitën ndërkaq për gati dy vjet qeverisje nuk i kanë nëntë projekte. Jo nëntë projekte. Por, asnjë projekt. Bash asnjë. ZERO”, shkroi Bajrami.
“Hekuran Murati kishte thënë se edhe investimet kapitale do të bëhen. Qytetarët iu kanë votuar për të realizuar projekte kapitale e jo për të dhënë premtime kur udhëhiqni me gjithçka”, ka shkruar ajo ndër tjerash.
Deputetja tutje ka shtruar disa pyetje për premtimet e dhëna nga qeveria aktuale, ndërsa tha se qytetarët dhe mjekët po ikin nga Kosova.
Sipas Bajramit, qytetarët do ta ndëshkojnë këtë Qeveri shumë shpejt, “ndoshta, më shpejt se sa ka menduar opozita”.