Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas lajmit për fillimin e reduktimeve të energjisë elektrike në vend.
Sipas tij, me këtë ritëm, “me këtë paaftësi qeverisë, nuk përjashtohet situata ku çerdhet, shkollat, qëndrimet ditore nuk do të kenë me çka t’i ngrohin klasat e tyre”.
Ai shkruan se çmimet e produkteve esenciale janë rritur për 14,2%.
“Çmimet e produkteve esenciale, si ushqimi, deri sot janë rritur për 14,2%. E deri në dhjetor?Këtë dimër familjet kosovare do të duhet të zgjedhin bukë të shtrenjtë apo dru/pelet/rrymë të shtrenjtë për ngrohje… nëse do të mund të gjejnë dru/pelet/rrymë për të blerë”, shkruan ai ndër të tjera.