Është arrestuar një person nga Prizreni për shkak se në gjendje të dehur i ka sulmuar dy femra.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës.
Në raport, thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjëksor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.