“Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në NATO”

“Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në NATO”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot ka mbajtur për herë të parë vizitë zyrtare në Kosovës.

Ai pas takmit me presidentën e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media tha se Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Aleancës Veri – Atlantike.

“Shqipëria e mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se Aleanca mbetet një garancë e paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Begaj.

“Ne mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat ndërkombëtar dhe vlerësojmë se aplikimi për anëtarësim në Këshill të Evropës, ishte vendim i duhur”, shtoi ai.

Sipas tij, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejt që ata duhet ta gëzojnë, si të gjithë qytetarët e rajonit”, përfundon Begaj. 

Related Articles