Në prag të takimeve në Bruksel, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, takuan përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Szunyog dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.
Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.
U bisedua për takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.